Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe një herë ka ripërsëritur qëndrim për taksën.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë javës që sapo e lamë pas është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Mirëpo, të pyetur nga lajmi.net, nëse në këtë takim mes kryeministrit Haradinajt dhe ambasadorit Kosnett, është biseduar edhe për taksën, Ambasada Amerikane ka thënë se nuk i komenton takimet private.
Në një përgjigje dhënë lajmi.net, ambasada amerikane ka dhënë qëndrimin lidhur me taksën.
Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pezullimi i takës është hap i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut.
“Ne besojmë që pezullimi i tarifës është një hap i rëndësishëm për të vazhduar dialogun”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë lajmi.net.
Kujtojmë se pezullimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë të cilën Kosova e ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar, po e kërkon edhe Bashkimi Evropian, pasi që për shkak të kësaj takse, Serbia edhe e ka bllokuar dialogun me Kosovën.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj, vazhdon të këmbëngul se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë kjo taksë nuk do të hiqet dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të garantojnë për këtë.
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...