Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Gentiana Begolli Pustina, dje priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në krye me Eric Brassil – Zëdhënës i Ambasadës Amerikane.
Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe Ambasadës Amerikane, për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes, ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve, krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit gazetari dhe luftimin e padrejtësive ndaj kolegëve tanë.
Begolli Pustina e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhënë AGK-së dhe komunitetit që organizata përfaqëson, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë më 3 maj – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira