Ministri i Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka bërë të ditur se sot ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se ka biseduar me kryetarin për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët.
Ai ka falënderuar kryetarin e Leposaviqit për qëndresën e tij, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizimin që po e tregojnë çdo ditë./Arbresh.info/

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...