Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me zëvendësministrin ,Hysen Durmishi dhe kabinetin e tij janë takuar sot në Tetovë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për rëndësin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve dhe rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, përcjell Arbresh.info.
“Patëm një bashkëbisedim të shkëlqyer, për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore, dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë Shqiptarëve”, shkruan Aliu.
Tutje, Aliu ka shkruar se është biseduar për një projekt infrastrukturor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën.
“Mes tjerash, biseduam për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejm për finalizimin e marrëveshjes financiare. Bashkarisht, u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë”, shkroi tutje Aliu./Arbresh.info/
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...