Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për projektin e urës së re në Rogovë të Hasit.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën dhe zonën e Hasit, përcjell Arbresh.info
Tutje, Aliu deklaroi se ndërtimi i urës kap vlerën 1 milionë euro, me gjerësi 6 metra.
Postimi i plotë:
Projekti i Urës së re të Rogovës, po bëhet.
Bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi, deputetë dhe kolegë, u pritëm nga banorët e Rogovës së Hasit, me ç’rast prezantuam projektin e Urës së re të Rogovës.
Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së re të Rogovës së Hasit.
Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave. Pas fazës së tenderimit, do të fillojmë menjëherë me punimet!
Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota