Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji e angazhim të plotë.
Aliu tha për projektin 35 milionësh se është një dëshmi se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, shkruan Arbresh.info.
“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë. Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, shkroi Aliu.
Gjatësia e kësaj rruge, sipas Aliut është 20.3 kilometra, teksa tha se kjo rrugë hapë një korridor të ri rrugor me ndikim në të gjithë rajonin./arbresh.info/.
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve