Deputeti i legjislaturës së kaluar në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje do të kalonin mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme, nëse do të formonin koalicion parazgjedhor.
Aliu ka thënë se VV dhe LDK do të arrinin më shumë vota duke qenë të bashkuar, se sa të ndarë.
“Ne do të kalonim 50%-shin. Kalimi i 50% do arrihej për shkak se do të maksimalizohej vota. Së bashku do arrinim më shumë se sa veçmas”, ka thënë Aliu.
“Koalicioni PAN ka dëmtuar veten me koalicion. Ata kanë dëmtuar vetën për shkak se nuk sollën shpresë. Përpara janë takuar në klube të natës për arritje të marrëveshjeve. Tani nuk eliminohet mundësia që të takohen edhe në plazhe”, ka deklaruar ai.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit