Sipas Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Kosova dhe Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në mes të dyja qeverive. Tutje, ai ka premtuar se marrëveshjet e nënshkruara të hënën e 20 qershorit do të zbatohen deri në takimin e ardhshëm në mes të dy qeverive
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në RTV Dukagjini, ka folur në lidhje me marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka thënë se asnjëherë më parë nuk kanë qenë të vendosur, siç është tash Qeveria Kurti 2. Sipas tij, kjo qeveri do t’i zbatojë jo vetëm marrëveshjet që i ka nënshkruar kjo qeveri, por edhe ato që ishin nënshkruar nga qeveritë e kaluara.
Sipas Aliut, Gentian Sala, në ekipin e tij, ka anëtarë nga të dyja qeveritë, dhe detyrat e këtij Sekretariati janë të merren me zbatimin e marrëveshjeve, ku herë pas here bëjnë kontrolle në ministritë dhe gjithashtu, përkujdesen që ato të zbatohen.
“93 për qind të marrëveshjeve që i kemi nënshkruar i kemi zbatuar gjeri më tani” ka thënë ai.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...