Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se për shumë çështje që kanë parashtruar komunat nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria, edhe përkundër zotimeve.
Në takimin koordinues ndërmjet shefit të ekzekutivit, ministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave, ai shtoi se niveli lokal nuk po gjen mbështetje nga qeveria.
“Njëra prej sfidave është tatimi në pronë, ku komunat janë në situatë të pakëndshme dhe bllokimi i fondeve vetanake të komunave. Për shumë çështje s’kemi marrë përgjigje, përkundër zotimeve”.
Aliu, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të hyrat vetjake dhe fondet e pashpenzuara t’iu barten komunave, pasi sipas tij, kjo është në përputhje me ligjet.
“Komunat përmes Asociacionit të Komunave vazhdueshëm i kanë paraqitur shqetësimet e tyre në formë zyrtare me shkresa dhe rekomandime konkrete duke marrë zotime se do të marrim përgjigje. Nisur që nga çështja e tatimit në pronë, e falja e 100 eurove, komunat janë gjendur në një situatë të pakëndshme para qytetarëve. Kryetarët e komunave të Kosovës kundërshtojnë bartjen e faljes së tatimit në pronë te komunat”, tha Aliu./eo
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit