Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve në komuna.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu theksoi se afati i dorëzimit është deri më 29 shkurt të këtij viti.
“Kërkesat do të shqyrtohen në pjesën e parë të muajit mars. Në pjesën e dytë të muajit mars do të nënshkruhen memorandumet. Në fillim të muajit prill do të dërgohen për miratim në Qeveri të Kosovës”, ka thënë Aliu.
Bashkëfinancimi i projekteve nëpër komuna kap vlerën prej 17, 000, 000 euro./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...