Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar sot kryeministrin e ri kosovar, Albin Kurtin, duke i thënë se tek ai do të gjejë gjithmonë mbështetje.
Ahmeti në urimin e tij tha se në partinë e tij Kurti do të ketë partnerë që do të mund t’i jetësojnë bashkë synimet e përbashkëta.
“Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdijshëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjerë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes”.
Urimi i plotë:
I dashur Albin,
Nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë.
Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjerë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta.
Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi t’i jetësojmë bashkë.
Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdijshëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjerë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...