Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka uruar të gjithë besimtarëy e fesë Islame, për Festën e Fitër Bajramit.
Haxhiu ka thënë se kjo ditë të shërbejë si përkujtim mbi vlerat e përbashkëta dhe të përhershme për të gjithë.
“Si përmbyllje e muajit të Ramazanit, muaj ku mbizotërojnë vlerat si vetëpërmbajtja e sakrifica përmes agjërimit, solidariteti e përkushtimi për njëri – tjetrin, e kujdesi për nevojtarët, besimtarët myslimanë festojnë festën e Fiter Bajramit. Fiter Bajrami shënon kulmin e kësaj devotshmërie njëmujore dhe na mëson se rruga e drejtë e njeriut është bashkëndienja me nevojtarin, dashuria për njëri-tjetrin, sakrifica për të përbashktën dhe shtrirja e dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë. Simbolika e kësaj dite mbart mësimin se rrugëtimi ynë jetësor merr kuptim vetëm nëse arrijmë të lartësojmë për të gjithë e bashkërisht, barazinë e drejtësinë, mirëqenien e përkujdesin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ua uron festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë! Le të jetë kjo një ditë përkujtimi mbi vlerat e përbashkëta dhe të përhershme për të gjithë! Ndërsa përkushtimi ndaj njëri-tjetrit dhe sakrifica le të lartësohen përherë e kudo, si element i domosdoshëm për vetëpërmbushje dhe shoqëri të mirëfilltë. Gëzuar!” ka shkruar Haxhiu./arbresh.info/
ZRrE nis zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë
Arrin në Kosovë ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thab...
Motori i ujit u fik në mes të detit në Durrës, vdes turisti ...
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla t...
Noteri në Han të Elezit përdorë vulë me emrin e kriminelit s...
Arrin në Kosovë kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas, Rodn...