Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK1, e pyetur nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të kontestuar të Presidentit, ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë.
“Pyetje shumë e vështirë… Megjithatë unë po them që nuk mund të përgjigjem me po ose jo, sepse gjithmonë parapalqej të flasim për përmbajtje”, ka thënë ministrja Haxhiu.
E sfiduar nëse po vihet në pikëpyetje respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo sërish ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo.
“Jo, por është shumë formale ta kërkosh një përgjigje me po ose jo. Unë po shpjegoj disa herë, kudo, të gjitha argumentet tona juridike. Tash nuk i ndihmon Gjykatës Kushtetuese për një situatë të njëjtë të vendos ndryshe dhe për një situatë të njëjtë të vendos ndryshe”.
Ministrja Haxhiu është sfiduar rreth argumenteve juridike dhe politike dhe se cilat do të jenë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ju jap të drejtë në argumentet e tyre.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A