Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pushteti po i mbanë në paraburgim aktivistët për të pamundësuar aktivizimin e tyre në prag të zgjedhjeve studentore.
Sipas Kurtit, nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizimin studentor.
“Dje na lajmëruan se gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.
Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim). Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.
Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor” shkruan Kurti në Facebook.
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...