Albin Kurti ka shkruar në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizizuar gjatë ditës së sotme Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, me ç’rast ka shkruar edhe në ‘Librin e Zisë’ disa fjalë.
Kurt ka ndarë dhimbjen me shqiptarët, duke thënë se jemi mëtë bashkuar se kurrë për ta kaluar këtë dhimbje bashkë.

“Shumë dhembje e pikëllim kemi. Por edhe më shumë solidaritet e dashni kemi. Për ata që po shpëtojnë njerëzit nën gërmadha, për familjet e viktimave, për të plagosurit e të lënduarit. Bashkë do ta kalojmë këtë fatkeqësi. Jemi një popull në këmbë”, janë fjalët e Albin Kurtit.
Numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri deri tani ka shkuar në 31, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të ngujuarit e tjerë nën rrënojat e ndërtesave./Gazeta Express/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër