Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Kryeministri Kurti fillimisht e falënderoi për mbështetjen në organizimin e vizitës në Norvegji ku pati takim me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt, atë të Tregtisë dhe Industrisë Jan Christian Vestre, të Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland dhe Konfederatën e Sindikatave Norvegjeze dhe Federatën e Punëdhënësve.
Në takim u diskutuan hapat që duhet ndërmarrë pas kësaj vizite të suksesshme e sidomos në fushën e energjisë, sigurisë dhe mbrojtjes, fusha këto ku mund të kemi partneritet dhe bashkëpunim konkret. Gjithashtu u diskutua edhe për procesin e arritjes së marrëveshjes tregtare në mes Kosovës dhe EFTA-s dhe gatishmërinë e Norvegjisë për të arritur atë sa më shpejtë.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grøndahl biseduan edhe për mbështetjen e Norvegjisë në fushën e shëndetësisë dhe përmirësimin e menaxhimit të të dhënave shëndetësore./arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...