Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se a e ka pyetur në takim përfaqësuesin Special të UNMIK-ut, Zahir Tanin për vdekjen e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit.
“Zotëri Kryeministër krahas prioriteteve a shtruat çështjen e përgjegjësisë për vrasjen e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, nëse po cila ishte përgjigja e tij”, ishte pyetja e Nuraj.
E Kurti në përgjigjen e tij tha se me UNMIK-un duhet të flasim kur të fillojë hetimet Prokuroria Speciale.
“Me UNMIK-un konsideroj se duhet të flasim pasi prokuroria jonë të filloj hetimet për vdekjen e Mon Balaj dhe Arben XHeladinaj, qoftë edhe në gjykim në mungesë të atyre atyre kriminelëve që kanë vrarë aktivistët tanë”, tha Kurti në Kuvend.
Kurti tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje./arbresh.info/
Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe...
Merkel merr Urdhrin Evropian të Meritës nga Parlamenti Evrop...
A do t’i rikthehet politikës – flet nga Haga ish-presidenti ...
U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet E...
Bora zbardh Brezovicën, pamje
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë