Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, i është drejtuar diasporës duke ua bërë me dije procedurat aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.
Kurti në një video-mesazh tha se mërgata i prin ndryshimit.
“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar. Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur, ju lutemi t’i ndjekeni udhëzimet nga KQZ”.
Ai ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.
“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...