Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka quajtur mashtrim marrëveshjen e arritur mes presidenti Thaçi dhe Vujanoviqit për demarkacionin.
Ai pas takimit me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, ka thënë se është i zhgënjyer për ndryshimin e qëndrimit të ish-opozitës.
“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje të re, bëhet fjalë për marrëveshje të vjetër e mashtrim të ri. Ky mashtrim i ri është mashtrim i ri i të njëjtit person, në mbledhje ata mbështeten qëndrimin e tyre, shpreha zhgënjimin me ish bashkëpunëtoret e mi në opozitë”, ka thënë ai.
“Nuk e paskan pasur për territor por për karrige , janë të gatshëm të falin mijëra hektarë. Ratifikimi i demarkacioni nuk garanton liberalizimin e vizave, sepse kriter tjetër është luftimi i korrupsionit. Nuk di se kur do të jetë seanca , përmbajta e kësaj deklarate është dashur të diskutohet me Kuvendin”, ka thënë mes tjerash Kurti.
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...