Kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar Agron Llugaliun drejtor të ri të Doganës së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan portali arbresh.info
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
“Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese”, thuhet tutje në komunikatë. /arbresh.info/
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...