Këshilltari i kryeministrit Hoti Visar Berisha, përmes një postimi në facebook, ka deklaruar se situata me koronavirus në vend është e rëndë, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, . spitalet tona nuk do te mbajne edhe shume dhe pacientet s’do të mund të marrin shërbime për shkak të mbipopullimit.
Nga ana tjetër Berisha, ka kritikuar edhe personat publik që po i kundërshtojnë masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë
Ky është postimi i plotë:
Situata epidemike është e rende. Është shume e rende. Spitalet tona nuk do te mbajne edhe shume. Pacientet qe po shohim te shtrire tash korridoreve edhe pak edhe ata sdo mund ta kene mundësinë te marrin as ndihmën adekuate per shkak te mbipopullimit.
Ne anën tjetër, është e dhimbshme nje fushate absurde prej injorantesh edhe e disa personave publike qe kane dal ne bregun tjeter dhe luftojne me pa diturinë e tyre masat qe shteti po përpiqet te imponoj.
Trajtimi inatcor i luftës ndaj Covid nga syri i bajraktarit te kasabasë është veprim i ligsht e nënçmues për gjithë ketë përpjekje shoqnore.
Nëse secili prej nesh vazhdon te injoroj obligimin shoqnor ndaj shëndetit te prindërve e fëmijëve tanë, atehere do te kolapsojme. Po, po do te kolapsojme!!/arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...