Ramush Haradinaj ua ka treguar serbëve “recetën” për marrëveshje, njohjen reciproke dhe fqinjësinë e mirë mes dy shteteve.
Por, sipas mediave serbe, plani që ka propozuar Haradinaj është i pamundshëm pasi që Serbia do të humbiste me miliarda dollarë.
Plani me 30 faqe, me një preambulë dhe 16 kapituj, sipas mediave fqinje nga Beogradi, ka për qëllim kapitulimin e Serbisë.
Plani i Haradinajt sipas mediave serbe kërkon që Serbia të paguaj dëmet e luftës, pensionet e papaguara, rikthimin e kursimeve nga bankat jugosllave si dhe kompensim për përfitime sociale, shtesa për fëmijë dhe transmetim të energjisë elektrike.
Në bazë të llogarive serbe, këto do të kapnin shifrën e 22 miliardëve euro.
Mediat serbe thonë se Haradinaj në planin e tij këmbëngul me çdo kusht në kompenzimin e dëmeve ekonomike.
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...