Policia e Kosovës ka njoftuar se në shkollën në Fushë Kosovë ku pati alarm për bombë, nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se po koordinohen me prokurorinë për veprimet e mëtejshme.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, ka thënë Ahmeti.
LEXO EDHE:
Alarm për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë, deklarohet policia
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot