Sot në orët e hershme të mëngjesit, disa shkolla në rajonin e Gjilanit kanë pranuar alarm për bomba.
Ky alarm është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, përmes emailit.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...