Pas ndarjes me gruan, Liridon Salihu akuzohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë se ka tentuar ta privojë nga jeta vëllanë e ish-gruas, duke shtënë tri herë në drejtim të Islam Sahitit.
Shkak i tentimit për privimin nga jeta të vëllait të ish-gruas, ishte ndarja nga vetë gruaja, me të cilën i akuzuari Liridon Salihu ka edhe një fëmijë të vogël.
Në aktakuzë thuhet se ndarja në mes çiftit kishte ardhur si pasojë e dhunës së padurueshme të të akuzuarit Liridon Salihu ndaj gruas së tij.
Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur më 21 gusht të vitit 2014, në orën 22:18 në Lagjen “Dardania”, përkatësisht në lokalin “Ora Caffe”, ku i akuzuari Liridon Salihu shkoi për të shikuar nëse Islam Sahiti ndodhej në vendin e punës.
Sahiti punonte në kuzhinën e këtij lokali.
Sipas aktakuzës, kur i akuzuari Liridon Salihu e pa se Islam Sahiti ndodhej në kuzhinën e “Ora Caffe”, u largua për pak çaste, duke u kthyer prapë.
Me dorën e djathtë e ka nxjerrë nga xhepi pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit Sahiti, i cili në atë kohë ishte duke e përgatitur ushqimin, tregohet në aktakuzë.
Në aktakuzë thuhet se predha e njërit nga plumbat arriti ta qëllojë kuletën e të dëmtuarit, duke u ndalur brenda saj.
I dëmtuari pësoi gërvishtje dhe ndrydhje të indeve të buta në regjionin e majtë të legenit, e të cilat janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Salihu akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në fjalën përfundimtare, Sevdali Zejnullahu, avokati i të akuzuarit, theksoi se qëllimi i Salihut nuk ishte privimi nga jeta i Islam Sahitit.
Avokati deklaroi se i mbrojturi i tij nuk qëlloi drejt të dëmtuarit.
“Arsyeja e vetme e shtënies me armë në drejtim të tokës ka qenë një tërheqje e vërejtjes që të parandalohen provokimet dhe kërcënimet ndaj tij”, tha Zenjullahu.
Më tutje Zejnullahu shtoi se në incizimet e marra nga Banka Tregtare Kombëtare, vërehet se Liridon Salihu qëlloi me armë vetëm atëherë kur u sigurua se nuk gjendej askush [në afërsi].
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 30 mars. /Kallxo.com
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...