Ish-anëtari i grupit “Stupcat”, aktori Osman Azemi, në seancën e së premtes, është deklaruar i pafajshëm për posedim të 0.4 gram kokainë.
“Unë nuk e ndjej veten fajtor. Arsyeja është sepse deklarata në polici nuk është e imja, është shtu. Nuk është e saktë”, tha i akuzuari Azemi.
Një deklarim të tillë, i njëjti e ka dhënë pas leximit të aktakuzës nga prokuroja Elza Bajrami, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pasi që i akuzuari Azemi nuk e pranoi fajësinë, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj e njoftoi atë me të drejtën se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqes kërkesën për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.
Sipas gjykatësit Sadikaj, lidhur me kërkesat eventuale do të vendoset jashtë seancë dhe shqyrtimi i dytë për këtë çështje penale nuk do të mbahet.
Gjithashtu, gjykatësi Sadikaj ka thënë se, nëse nuk paraqiten kundërshtimet e tilla brenda këtij afati, gjykata do të konsiderojë se palët kanë hequr dorë për kundërshtime dhe do të caktohet shqyrtimi gjyqësor.
Sipas aktakuzës së ngritur më 2 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Osman Azemi akuzohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas aktakuzës, më 3 gusht 2019, në rrugën “Major Mehmet Bushi”, në Prishtinë, me dashje dhe pa autorizim të organit kompetent shtetëror, ishte gjetur në posedim të substancave narkotike dhe në ditën kritike të incidentit, bashkëshortja e tij kishte gjetur një qese të vogël me substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 0.4 gram, e cila më pas e kishte dorëzuar në polici.
Më këtë, Azemi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 269 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...