Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi i është përgjigjur kundërkandidatit të tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka në lidhje me akuzat për shantazh ndaj qytetarëve në procesin e votimit.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se këto janë vetëm spekulime të personave të caktuar.
“Këto janë vetëm spekulime të personave të caktuar, për shkak se mundohen t’a thonë sa nuk i kam thënë është një fjalë popullore. Përndryshe të gjitha aktivitetet që i kemi bërë edhe para shumë viteve, por edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit poashtu kanë vazhduar edhe në zgjedhjet e tetorit”, u shpreh Ilazi.
“Unë nuk kam ndonjë dëshmi tjetër për të treguar ose ndonjë gjë tjetër për të thënë, por që nëse kundërkandidati nëse ka dëshmi t’i deponojë aty ku duhet. Nuk ka pasur shantazhe të tilla. Do të kisha dashur vetëm një rast të vetëm të cilin do ta identifikonim dhe do të shprehja keqardhje, meqenëse nuk e besoj se ka një gjë të tillë”, tha ai.
Tutje, ai tha se qytetarët nuk kanë arsye t’i frikësohen pushtetit sepse pushteti është i qytetarëve dhe qytetarët e sjellin pushtetin.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s