Zyrtarë të Klinikës së Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u janë përgjigjur deklaratave të ish drejtoreshës së neonatologjisë Mynevere Latifi – Hoxha se fajtorin për verbimin e fëmijëve duhet kërkuar tek Klinika e Syve, raporton rtklive.com
Mynevere Latifi – Hoxha, ka thënë në një deklaratë të saj ku shpjegon arsyet e dorëheqjes nga drejtoresha e Klinikës se ende nuk është e sigurt nëse Klinika e Oftalmologjisë ka krijuar staf profesional përsa i përket problematikës së Retinopatisë Premature (ROP), shkruan rtklive.com. Po ashtu ajo është shprehur se nuk është e sigurt nëse stafi i kësaj klinike është në gjendje të detektojë zhvillimin e retinopatisë tek foshnjat premature.
Tutje ajo ka thënë se Klinika e Oftalmologjisë ka qenë e paaftë për detektimin dhe trajtimin e këtij problemi tek foshnjat.
Por, në një përgjigje të drejtorit të Klinikës së Syve Florim Zejnullahu, thuhet se për këtë çështje është formuar një komision i veçantë nga Ministria e Shëndetësisë. “Konsideroj se ai komision është kompetent për të vlerësuar situatën në fjalë”, është përgjigjur drejtori Zejnullahu.
Ai ka thënë se në lidhje me sëmundjen që shkakton verbimin tek fëmijët, Klinika e Syve ka ngritur kapacitetet e duhura për skrining, .
“Përkundër mungesave në aparaturë por edhe sub-specialistëve të kësaj lëmie Klinika e Syve po iu ofrohet standardeve bashkëkohore për trajtimin adekuat të foshnjave prematurë dhe e gjithë kjo e përafërt me statistikat e vendeve të zhvilluara”, ka thënë Zejnullahu.
Ai ka thënë se Klinika e Syve ka bërë një kthese për të mirë në dy vitet e fundit në të gjitha drejtimet e zhvillimit. “Jemi në trend të mirë për arritjen e rezultateve në të gjitha fushat e Oftalmologjisë dhe jemi duke vazhduar punën që trajtimi i rasteve me ROP të jetë në nivelin sa më të mirë të mundshëm”, ka thënë ai për rtklive.com.
Ndryshe, menaxhmenti i QKUK-së kishte vendosur të blej aparaturën e re për skriningun e fëmijëve vetëm pas publikimit të shkrimit për verbërimin e fëmijëve në gazetën Zëri.
Një vit më vonë pas publikimit të skandalit, dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së neonatologjisë ka dhënë Mynevere Latifi – Hoxha.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...