Policia e Kosovës ka nisur kërkimet për arrestimin e një personi në Isniq të Deçanit i cili dyshohet se ka tentuar ta privonte nga jeta babin e tij, duke e goditur me sopat.
Për Arbresh.info, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë deklaroi se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
I njëjti shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...