Aktivistët e qendrës së Vetëvendosjes në Kastriotit organizuan sot një aksionin simbolik, ku u shpjeguan dëmet nga deponia e mbeturinave në Llazarevë.
VV thotë se kjo deponi e cila është vendosur ilegalisht aty në vitin 2011, rrezikon jetën e qytetarëve në fshatrat Bakshi, Llazarevë, Raskovë, Mazgit dhe Milloshevë.
“Sipas profesionistëve të kimisë toksikologjike këto elementë të cilat janë gjetur në deponi kanë potencial shumë të lartë kancerogjen. Aktivistët, njëkohësisht asambleistët e Kuvendit Komunal të Kastriotit kanë bërë disa herë apel për mbylljen e kësaj deponie, thirrje e cila ka rezultuar me premtimin se deponia do mbyllej, gjë që nuk ka ndodhur ende. Biznesi i cili ka parcelën me qera është kompania Geokos me pronar Nuredin Humollin. Ky biznes nuk posedon as leje nga niveli lokal e as nga ai qendror. Pra, arsyeja e vetme pse kjo deponi vazhdon te ekzistojë është për shkak lidhjes së afërt që ky pronar ka me Gani Thaçin, vëllaun e Hashim Thaçit. Ne, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëjmë thirrje që kjo deponi të mbyllet sa më parë në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Kastriotit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...