Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.M dhe Q.M për veprat penale:
• Fajde;
• Shpëlarja e parave, në lidhje me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
• Falsifikim i Dokumenteve;
• Mashtrim;
• Kanosje;
Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M dhe Q.M, gjatë vitit 2020 në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare.
“Gjithashtu, B.M dhe Q.M, akuzohen se në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe të fshehjes së vlerës reale, në mënyrë të kundërligjshme e konvertojnë, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë prej 6,300,000.00 € (gjashtë milionë e treqind mijë euro). Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1