Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të MUP-it serb, dyshohet për vrasjen e 71 civilëve shqiptarë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, R.D., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), dyshohet se më 22 maj 1999 ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Prokuroria Speciale bën të ditur se i pandehuri dyshohet gjithashtu se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë, si dhe në kryerjen e veprave të tjera penale, përfshirë trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Lënda tashmë i është përcjellë për shqyrtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri ndodhet aktualisht në paraburgim./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...