Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari për veprën penale të spiunazhit dhe mbajtja në pronësi, kontroll pse posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri A.V akuzohet se ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit të PSRK-së, I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, i janë gjetur një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Ndryshe, A.V ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale e Kosovës më 26 qershor të vitit të kaluar në Mitrovicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “spiunazhi”.
A.V, ishte arrestuar në rajonin e Mitrovicës, pas hetimeve disamujore që u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.
“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhej në njoftim.
Arrestimi i këtij personi të dyshuar për spiunazh, kishte ardhur pasi më 5 qershor në Ferizaj u arrestuan dy persona të dyshuar po për spiunazh./Arbresh.info/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...