Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se ka kanosur me armë bashkëshorten e tij dhe vëllain e bashkëshortes.
Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari akuzohet për katër vepra penale “Kanosje”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, transmeton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet G.G.
Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, seriozisht dhe me armë AK 47, e kanos të dëmtuarën bashkëshorten e tij E.G., dhe të dëmtuarin I.H., i cili është vëllai i bashkëshortes së tij se do ti privojë nga jeta, në atë mënyrë që ditën kritike për shkaqe xhelozie pasi dyshon se e dëmtuara E.G., po e tradhton.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 prg.4, lidhur me prg.2, të KPRK-së.
Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025, rreth orës 13:00, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rendë të shëndetit i shkakton lëndime trupore, bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas ekspertizës mjeko-ligjore.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, prg.3, nën prg.3.2, lidhur me prg.2, dhe prg.1, nën prg.1.3, të KPRK- së.
Sipas pikes III të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., nga koha e pavërtetuar e deri më datë 26.02.2025, në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ka mbajtur në posedim armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët nr.05/L-022.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 prg.1 të KPRK-së.
Sipas pikës IV të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet G.G., më datë 26.02.2025 rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim posedon narkotikë.
Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.2 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit./Arbresh.info
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj