Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave – tre shtetas të Republikës së Turqisë dhe një shtetas të Maqedonisë së Veriut – për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” si dhe “Shpëlarja e parave”.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit A.S., A.S., S.O. dhe S.E., gjatë periudhës 11 nëntor 2024 – 20 shkurt 2025, në intervale të ndryshme kohore dhe në bashkëkryerje, kanë regjistruar biznese në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe kanë hapur llogari bankare të këtyre bizneseve dhe individuale në banka të Kosovës. Përmes POS terminaleve, ata kanë keqpërdorur qindra kartela bankare ndërkombëtare, duke klonuar kartela të shtetasve të Danimarkës dhe shteteve të tjera, me ç’rast kanë kryer transaksione në llogaritë e tyre personale.
Nga kjo veprimtari, sipas aktakuzës, ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 372,900.42 euro.
Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se kanë shpëlarë paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, duke i tërhequr ato në para të gatshme nga bankomatet e bankave në Kosovë dhe duke i transferuar jashtë vendit, kryesisht në Turqi, me qëllim të fshehjes së origjinës së mjeteve dhe shmangies nga pasojat ligjore.
Të akuzuarit ndodhen në masën e paraburgimit. Prokuroria ka propozuar që kjo masë të vazhdohet deri në përfundim të procedurave gjyqësore./BetimipërDrejtësi
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër