Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, ku sipas aktakuzës i akuzuari i parë me datën 19.09.2023 ka vrarë viktimën N.V., si dhe ka vënë në rrezik jetën e L.V., në Rahovec, ndërsa i akuzuari i dytë ka shtyrë të akuzuarin e parë, djalin e tij, të kryej vrasjen.
Në njoftim thuhet se kundër të pandehurit të parë me inicialet E.S është ngritur aktakuzë për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin e dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”, nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 lidhur me nenin 32 par.1 të KPRK-së, përcjell Arbresh.info.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V.”, thuhet tutje në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...