Prokurori i Shtetit njofton se në tri ditët e fundit janë ngritur 63 aktakuza.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë të premtes nga prokuroritë themelore, janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë të shtunës nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë të dielës nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës