Profesori universitar Vigan Qorrolli ka reaguar pas aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku kinse në mesin e viktimave janë edhe katolikët.
Për këtë ngjyrim fetar, ai thotë se është një super skandal nga ana e Gjykatës Speciale, shkruan portali arbresh.info
“Aktakuza e Speciales per kreret e UÇK’se po i jep kahje fetare luftes se Kosoves. Nje super skandal, nje gje e turpshme. Per te vetmen arsye: UÇK nuk ka pranuar ne radhet e saj mercenare nga Lindja. Katoliket shqiptare te Kosoves jane super-strukura dhe dashamiresia e shoqerise tone”, shkruan Qorrolli.
Sipas profesorit e tërë kjo vetëm pasi që Trump e përmendi Kosovën për nuanca islamike.
“Krejt kjo vetem pasi qe presidenti Trump e permendi Kosoven me pezhorativ fetar per nuanca islamike, s’do mend qe edhe Aktakuza te kete ngjyrime fetare. Kapje per fije kashte. Aktakuze e dobet, e rrezueshme, e gërditshme”, përfundon ai shkrimin.
Dhomat e Specializuara kanë publikuar mbrëmjen e sotme aktakuzën e konfirmuar me 10 pika ku përmenden persekutimi, vrasja, krime kundër njerëzimit./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...