Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tetë 8 personat e arrestuar me datë 19 mars në Mitrovicë, në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës.
Në këtë aksion në të cilin u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.
“Për të pandehurit B.H., I.P., dhe O.B., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse nga” neni 364 paragrafi 1 lidhur neni 31 të KPRK-së,”, ka njoftuar prokuroria.
Ndërkaq për të pandehurit A.S., T.R., A.B., Sh.S., dhe N.R., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”
Seanca për caktimin e paraburgimit për tetë të akuzuarit do të mbahet ditën e sotme, datë 20 mars 2025./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...