Prokuroria Themelore në Prishtinë se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, dhe njësitë e tjera mbështetëse, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka realizuar një aksion.
Në një përgjigje për Arbresh.info, Prokuroria thekson se gjatë këtij aksioni janë kryer bastisje në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ”Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, sipas nenit 391 të KPRK-së.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të zbardhjes së plotë të rastit./Arbresh.info
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...