Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për medie ka bërë të ditur se në ditën e djeshme në tri lokacione të ndryshme në Malishevë ka sekuestruar armë pa leje përcjellë arbresh.info
Nga raporti 24-orësh i Policisë njoftohet se mëngjesin e djeshëm ka sekuestruar dy pistoleta, dy armë-pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike në tri bastisje të ndryshme,
Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij gjatë bastisjes policia ka konfiskuar një pistoletë me 19 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
I arrestuari tjetër është poashtu mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar, është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 13-fishekë cal-9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
I arrestuari i tretë në Malishevë po ashtu mashkull K/Shqiptar për armëmbajtje pa leje është arrestuar gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe i janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy armë-pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike, 24 (njëzet e katër) fishekë kalibër 12GA dhe një gëzhojë kalibër 12GA. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...