Let’s Do It ka bërë të ditur se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës, përkatësisht te fakulteti IBCM, afër ETC-së.
Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, merr pjesë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të tjerë të MMPH-së, zyrtarë komunal, si dhe punëtorë të ETC-së e vullnetarë të tjerë.
Po sot duke filluar nga ora 09:00 do të vazhdojë trajnimi me mësimdhënës në Komunën e Vitisë.
Po ashtu, vazhdon edhe sot aksioni me makineri në tri deponi në Klinë.
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...