Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion kundër narkotikëve në tri lokacione të ndryshme.
Ky aksion është kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbnora Luta, ka thënë për “Arbresh.info” se aksioni është kryer mbi dyshimet për kontrabandim me substanca narkotike.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale”, ka thënë Luta./Arbresh.info/
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin