Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë persona të arrestuar, në mesin e tyre tre shtetas të Shqipërisë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve. Gjatë ditës së djeshme policia ka konfiskuar 56 kg marihuanë, në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info
BLERJA, POSEDIM DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Fushë Kosovë dhe Mitrovicë, 09.02.2022 – 20:20. Me 20.04.2022 lidhur me rastin, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj tre shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar: 56.81 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, katër automjete tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raport. / arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës