Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësitë tjera policore, ka sekuestruar armë dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Skenderajt.
Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar, policia thotë se ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe sende të tjera që dyshohet se mund të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.
“Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale, në koordinim me prokurorët kompetentë. Policia, apelon te qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, ose përmes adresës elektronike [email protected]”, thotë Policia.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...