Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot më datë 23.07.2026, janë realizuar bastisje në tre lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.
Ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale ”Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të veprimeve hetimore, janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.
“Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane. Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletëarrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15,000 euro”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...