Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se në një lokacion të dyshuar në Ferizaj, ka substancë narkotike, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për gjetjen e substancës së dyshuar si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave që ndërlidhen me rastin.
Me datë 08.10.2020 pas një pune operative dhe hetimore mbi sigurimin e informatave dhe me urdhër verbal të prokurorit kompetent, Policia e Kosovës ka bërë kontrollimin e një shtëpie dhe objekteve të tjera përcjellëse, ku gjatë këtij kontrolli është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “Heroinë” me peshë prej 5kg e 529gr.
Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i personit të dyshuar S. A. i cili dyshohet se e ka pasur nën posedim substancën e dyshuar narkotike. Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga njësiti i Krim-Teknikës së Regjionit të Ferizajit.
Po ashtu, në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin është bërë identifikimi dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar A. E. shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe janë konfiskuar :
1 ( një) Veturë,
4 (katër) telefona celularë,
560 (pesëqind e gjashtëdhjetë) franga
120 (njëqind e njëzet) euro.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...