Prokuroria Themelore në Pejë se bashku me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione të rajonit të Pejës, në dyshimet se atje po zhvillohen veprimtari kriminale, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga organi i ndjekjes. Zyrtarët serbë thanë se ky aksion ka të bëjë me mbylljen e organeve të përkohshme, që punojnë sipas sistemit serb.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, tha se aksioni po zhvillohet në “disa lokacione të cilat gjenden në rajonin e Pejës, Istogut dhe Klinës”.
Pas përfundimit të aksionit, Nikqi u shpreh do informojnë opinionin për detajet e tij.
Nga pala serbe kanë thënë se aksioni ka të bëjë me mbylljen e komunave, që punojnë sipas sistemit serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Policia e Kosovës po kryen një aksion të madh dhe ka bastisur organet e përkohshme në Pejë, përkatësisht në Gorazhdevc, në Osojan të Istogut.
Ai tha se Policia e Kosovës ka hyrë në qendrën mjekësore në Osojan dhe e kanë mbyllur të njëjtën.
Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se kryetarët e organeve të përkohshme janë ndaluar nga Policia e Kosovës për t’u marrë në pyetje.
Shefi i kësaj zyreje, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin policor si “vazhdim të spastrimit etnik” të serbëve që jetojnë në Kosovë.
Njoftimi për këtë aksion policor vjen pasi më 26 janar, ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet mbyllën katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit.
Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe./rel
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...