Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një operacion me sukses në disa barnatore të Prishtinës.
Në këtë operacion janë arrestuar dy persona, të cilët janë dërguar prapa grilave.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell arbresh.info.
Ai ka treguar se zyrtarët policorë për hetimin e krimeve ekonomike sot kanë kontrolluar shtatë barnatore, ku në dy prej tyre janë hasur barna pa banderolë, të kontrabanduara dhe në bunkere të fshehta.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar me sukses operacionin kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, specifikisht produkteve farmaceutike të rrezikshme për jetën e qytetarëve” – ka thënë ministri.
Tutje i pari i MPB-së ka bërë të ditur se e gjithë sasia e barnave të kontrabanduara është konfiskuar.
Sveçla gjithashtu ka përgëzuar zyrtarët policorë të Gjilanit, të cilët sot kanë konfiskuar rreth 3 mijë euro para të falsifikuara e po ashtu kanë arrestuar një të dyshuar në këtë rast.
Lexo edhe:
Sekuestrohen rreth 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet gjilanasi
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...