Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në koordinim me një numër të madh prokurorësh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, është duke zhvilluar një aksion të gjerë në disa qytete të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se aksioni përfshin persona të dyshuar në mbarë vendin.
“Aksioni është i gjerë dhe shtrihet në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona të dyshuar”, ka deklaruar Kryeziu për media.
Ndërkohë, sipas “Betimit për Drejtësi”, deri më tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës. Aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.
Portali arbresh.info do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja sapo të ketë informata shtesë.
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...